Viti, gati për asfaltimin e rrugëve në Devajë

VitiPostuar: 13:34 / 18.07.2017

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dje ka vizituar fshatin Devajë për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në infrastrukturën rrugore të këtij fshati.

Me këtë rast ai i ka inspektuar këto punime si dhe është njoftuar nga punëkryesit se po bëjnë çmos që punimet në asfaltimin e rrugëve të fillojnë sa më parë.

Kryetari Haliti ndër tjerash kërkoj nga ta që punët të kryhen me cilësi dhe në afatet e parapara.
/InfoKomuna/