Viti: Kryetari Haliti priti koordinatorin e projektit “Your Job”

VitiPostuar: 16:08 / 18.03.2021

Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka pritur në takim përfqësuesin nga “Caritas Kosova”, gjegjësisht koordinatorin e projektit “Your Job”, Luz Balajn, ku është biseduar rreth projektit në komunën e Vitisë, lidhur me performancën 2 vjeçare.

Z.Balaj e ka njoftuar kryetarin Haliti rreth aktiviteteve që kanë zhvilluar për gjatë kësaj periudhe 2 vjeçare, në kuadër të projektit “Your Job”, me që rast ka bërë të ditur se janë sistemuar në punë praktike 43 të rinj të komunës së Vitisë.

“Gjatë implementimit të këtij projekti, po ashtu janë mbështetur me trajnime profesionale 35 të rinj, kurse me trajnime 1,2 dhe 3 ditore mbi 100 të rinj. Duhet theksuar se kemi ndarë edhe 2 grande për mbështetje të bizneseve individuale në komunën e Vitisë”, është shprehur Balaj. Në takim me kryetarin Haliti, ata u dakorduan që bashkëpunimi mes komunës dhe Caritas Kosova të vazhdoj edhe në të ardhmen.

VitiKomente: 0 Mbahet mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Vitisë 16:49 / 28.03.2024 Mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë është mbajtur sot, me që rast në fillim të kësaj mbledhje, kryesuesi i Kuvendit, Bekim Azizi i njoftoj anëtarët rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të miratuara në mbledhjet e kaluara të...
PejëKomente: 0 Mbahet takimi i rregullt i Kuvendit Komunal të Pejës 12:20 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal në Pejë, mbajti sot takimin e radhës të rregullt, kryesuar nga Rexhep Kurtbogaj, ku morën pjesë kryetari Gazmend Muhaxheri, Nënkryetarët, Drejtorët, mediat dhe qytetarët të interesuar, ku është debatuar për disa pika të rendit të ditës.
GjilanKomente: 0 Fillon projekti madhor 2.4 milionë euro në Gjilan 10:59 / 28.03.2024 Gjatë ditës së djeshme, kanë filluar punimet e njërit ndër projektet më të mëdha në Gjilan. Është fjala për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” në vlerë prej 2.4 milionë euro.