Mospajtime për Kornizën Buxhetore, opozita lëshon mbledhjen e Kuvendit në Viti

VitiPostuar: 14:22 / 04.07.2019

Komuna e Vitisë njofton se mbledhja e Kuvendit Komunal është ndërprerë nga kryesuesi i Kuvendit Naim Pira, pasi këtë seancë e kanë braktisur këshilltarët e opozitës.

Shkak për braktisjen e kësaj seance ishin mospajtimet e pozitës dhe opozitës rreth Kornizës Afatmesme Buxhetore 2020-2021.

"Pas hedhjes në votim të propozimit nga opozita që kjo pikë të shtyhet për një seancë tjetër, e ku me vota u vendos që kjo pikë të shqyrtohet në po këtë mbledhje, asamblistët e opozitës lëshuan mbledhjen në shenjë pakënaqësie", thuhet në njoftim.

Kuvendi pritet t'i vazhdojë punimet, kur kryesuesi Pira të thërras sërish mbledhjen. /InfoKomuna/