Viti, nisin punimet punimet në asfaltimin e rrugës “Gjelbina”

VitiPostuar: 16:03 / 17.04.2018

Në fshatin Sllatinë të Poshtme të Vitisë kanë filluar punimet përgatitore në asfaltimin e rrugës “Gjelbina”, rrugë kjo e cila gjendet në afërsi të shkollës së këtij lokaliteti.

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka qenë i pranishëm me rastin e fillimit të këtyre punimeve ku edhe u prit nga banorët e këtij lokaliteti të cilët u shprehën të kënaqur për fillimin e punimeve në ndërtimin e kësaj rruge për siç thanë ata shumë të rëndësishëm. /InfoKomuna/