Viti, pastrohen dhe klorifikohen rrugët në fshatin Ramjan

VitiPostuar: 15:11 / 29.04.2020

Njësia Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit (NJPZSH) të komunës së Vitisë si masë parandaluese kundër përhapjes së virusit pandemik COVID-19 , po bënë vazhdimisht pastrimin dhe klorifikimin e rrugëve, shesheve, trotuareve në lokalitetet e ndryshme të kësaj komune në veçanti në vatrat e infeksionit.

Me këtë rast sot NJPZSH ka bërë pastrimin dhe klorifikimin e rrugëve në fshatin Ramjan të Vitisë, fshat ky i cili ka 11 banorë të prekur me virusin COVID-19. /InfoKomuna/