Viti, Raporti i Auditimit shtyhet për mbledhjen e ardhshme të KPF-së

VitiPostuar: 11:42 / 20.02.2018

Është mbajtur sot mbledhja e parë e rregullt e Komitetit Për Politik e Financa të Vitisë, në të cilën janë shqyrtuar dhe miratuar disa pika të rendit të ditës, e të cilat u miratuan për të vazhduar për aprovim në seancën e ardhshme të Kuvendit Komunal.

Fillimisht kryesuesi i Kuvendit Naim Pira, ka uruar anëtarët e rinj të KPF-së për punë si anëtar të këtij komiteti, si dhe ka njoftuar ata me përgjegjësinë që kanë. Në këtë mbledhje, u raportua nga Zyra Prokurimit, ku edhe u prezantua planifikimi final i prokurimit për vitin 2018.

Pika e raportit vjetor 2017 lidhur me auditimin e brendshme të kryera dhe aktivitetet e planifikuara të auditimit të brendshëm, u shty për mbledhjen e ardhshme të KPF-së.

Kurse pikat e tjera si ajo e propozimit për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për pezullimin e përkohshëm të nenit 21, neni 13 pika 13.6 dhe neni 41 të rregullores komunale për taksa, ngarkesa dhe gjoba; propozimi për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për emërimin e komitetit për Arsim, Kulture, Rini dhe Sport; komitetit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale; komitetit për Shërbime Publike; komitetit për Planifikim, Rregullim te Hapësirave dhe Mbrojtje të Mjedisit, si dhe komitetit për Barazi Gjinore, u miratuan që të procedohen për seancën e ardhshme.

Seanca e Kuvendit komunal me këto pika të rendit të ditës, u vendos të mbahet të martën e ardhshme me 27 shkurt. /InfoKomuna/