Vitia apelon për kujdes të përdoruesve të fishekzjarrëve

VitiPostuar: 10:32 / 13.12.2017

Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi (EVSB) dhe Policia e Kosovës në Viti, kanë bërë shpërndarjen e posterëve në kuadër të fushatës për vetëdijesim të qytetarëve, nxënësve, veçanërisht shitësve, përmes së cilëve u apelohet që të kenë kujdes nga fishek zjarret, mos tu shesin nxënësve, ngase përpos rrezikut ato janë të sanksionuara edhe me ligj.

Në thirrjen e Policis dhe Komunës thuhet se  përdorimi i mjeteve piroteknike më së tepërmi rrezikon sigurinë personale të invalidëve. Në raste të lehta, mund të shkaktohet dëmtimi i shëndetit fizik dhe psikologjik të invalidëve, kurse në raste më të rënda mund të shkaktohet edh evdekja.

Disa prej problemeve që shkaktohen nga përdorimi i mjeteve piroteknike janë: lëndimet e natyrave të ndryshme, gjymtimi trupor, problemet kardiovaskulare, dëmtimi i dëgjimit, humbja e shikimit (të pamurit), shkaktimi i frikës, etj.

Posterët u shpërndanë dhe u vendosen nëpër të gjitha shkollat e Komunës së Vitisë. /InfoKomuna/