Vitia dhe GIZ me projekt për shërbime të qëndrueshme komunale

VitiPostuar: 09:35 / 24.07.2019

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur dje në takim, Alexandra Linden, menaxhere e projektit “Shërbime të Qëndrueshme Komunale” nga organizata GIZ.

Gjatë takimit përfaqësuesit e këtij projekti janë njohur me gjendjen e përgjithshme me Komunën e Vitisë por është folur edhe mbi menaxhimi i mbeturinave, mundësinë e bashkëpunimit dhe partneritetit në fushat e ndryshme si dhe rreth agjendës për hartimin e planit për menaxhimin e mbeturinave.

Në takim kanë marrë pjesë edhe Drita Dinaj, eksperte për qeverisje komunale dhe Vjollca Behluli, këshilltare për qeverisje lokale.

Gjatë këtij takimi kryetari Haliti potencoi se çështja e ruajtës së mjedisit është një ndër prioritetet që ka vendosur qeveria komunale në Viti, duke i njoftuar ato edhe me punën që ka bërë dhe po bënë komuna e Vitisë në këtë drejtim. /InfoKomuna/