Vitia diskutoi për Draft-Buxhetin komunal 2019-2021

VitiPostuar: 10:15 / 11.09.2018

Bordi i Drejtorëve komunalë të Vitisë në mbledhjen e rregullt që u mbajt sot, pos pikave të ndryshme të parapara për këtë takim, ka diskutuar edhe për Draft Buxhetin komunal për vitin 2019-2021, me që rast janë paraqitur edhe kërkesat dhe nevojat që kanë drejtoritë.

Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka kërkuar nga drejtorët që të jenë të përkushtuar në përpilimin e kërkesave dhe nevojave që kanë ato, në mënyrë që të plotësohen ato dhe të rishikohet për mundësi të rritjes së buxhetit nëpër drejtori. /InfoKomuna/