Vitia e akuzon Ferizajn për ndotje parcelash bujqësore

VitiPostuar: 09:45 / 16.05.2018

Vitia s’do të lejojë derdhjen e ujërave të zeza në territorin e saj, të cilat po shkaktojnë ndotjen e parcelave bujqësore të fshatrave Sllatinë e Epërme, Tërstenik dhe Sadovinë e Qerkezëve.

Drejtoria komunale e Inspektoratit e Vitisë e ka akuzuar Komunën e Ferizajt se nuk ka marrë masa që të ndalohet rrjedhja e ujërave të zeza që po derdhen brenda fshatrave të Vitisë, duke shkaktuar kontaminim të tokave bujqësore, shkruan sot “Koha Ditore”.

Skënder Ahmeti, drejtor komunal i Inspektoratit i Vitisë, thotë se kjo gjendje nuk do të tolerohet, ndërsa Komuna e Ferizajt do të përballet me pasoja, në qoftë se nuk merret me shqetësimet të cilat janë adresuar që vitin 2016.