Vitia e përkushtuar në parandalimin e dëmtimit të pyjeve

VitiPostuar: 11:49 / 03.09.2019

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim Menderes Ibrën, drejtor i Agjencisë së Pyjeve së Kosovës dhe Bislim Rrustemin, drejtor regjional i kësaj agjencie, me të cilët kanë diskutuar rreth gjendjes momentale të pyjeve, sfidat me të cilat po ballafaqohen si dhe mënyra e ruajtjes nga dëmtuesit.

Në këtë takim u konstatua se komuna e Vitisë, ka në agjendën e saj si prioritet mbrojtjen e pyjeve dhe veçohet krahas komunave të tjera për bashkëpunim ndërinstitucional më mekanizmat tjerë si gjyqësia, policia, drejtoritë komunale etj.

Kryetari Haliti, ka konfirmuar mbështetjen e Institucioneve komunale në parandalimin e dëmtimit të pyjeve në komunën e Vitisë dhe ka premtuar angazhim për thellim të bashkëpunimit me APK-në.

Drejtuesit Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, kanë falënderuar kryetarin Haliti për bashkëpunimin e ndërsjellët , si dhe kanë theksuar se Vitia dallohet për të mirë sa i përket respektimit të ligjit, që ka të bëjë me keqpërdoruesit e pyjeve në këtë komunë.