Vitia e përkushtuar në përmirësimin e kushteve në arsim

VitiPostuar: 16:10 / 05.02.2019

Komuna e Vitisë njofton se edhe gjatë këtij viti ka vazhduar më përkushtimin e saj që të përmirësojë edhe më tej gjendjen në arsim në këtë komunë.

Drejtoresha për Arsim, Fatbardha Emini së bashku me zyrtarët e DKA-së, të hënën kanë vizituar Shkollën e Mesme Mikse "Kongresi i Manastirit" në Pozheran, pasi që kjo shkollë është furnizuar me 18 tabela moderne, 15 llaptopë, 4 projektorë, printer-kopje, dollap për kabinete dhe është bërë me bibliotekë.

“Komuna jonë po vazhdon të punoj që të krijoj kushte sa më të mira në shkollat e Komunës së Vitisë, një furnizim i shkollave me pajisje të teknologjisë informative, konkretisht të digjitalizimit të shkollave e kemi pasur edhe vitin e shkuar në kuadër të një bashkëpunimi të komunës sonë me Fondacionin Kosovë- Luksemburg. Megjithatë ne do të vazhdojmë me projekte të tjerë të cilat do të ndikojnë pozitivisht në mësimdhënie dhe mësimnxënie”, u shpreh Drejtoresha Emini. Përndryshe bëhet me dije se një furnizim i shkollave me mjete të tilla po ndodh edhe në lokalitet e tjera të kësaj komune. /InfoKomuna/