Vitia mban debatin publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2020

VitiPostuar: 12:03 / 13.06.2019

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) në Viti ka mbajtur debatin publik me qytetarë, ku është diskutuar për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2020 si dhe mbi vlerësimet e hershëm për vitet 2021-2022.

Ibrahim Rama, drejtor i Drejtorisë për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, duke prezantuar Kornizën Afatmesme Buxhetore ndër tjerash bëri me dije se sipas qarkores së parë buxhetore, buxheti i komunës së Vitisë për vitin 2020 parashihet të jetë 12.305.00 euro, duke shtuar se 2.226.00 euro janë të destinuar në kategorinë e investimeve kapitale.

“Kemi rritje të buxhetit për vitin 2020 megjithatë edhe ky buxhet nuk do ti përmbushte të gjitha nevojat të cilat kanë qytetarët e të gjitha lokaliteteve për investime. Por komuna jonë mbetet e përkushtuar që listën e investimeve kapitale të hartoj në bashkëpunim me qytetarët e saj. Këtë gjë do të bëjmë si në të shkuarën duke marrë mendimet e qytetarëve tanë përmes diskutimeve publike që do të mbahen së shpejti”, u shpreh drejtori Rama.

Kurse zv.kryetari i Komunës, Hasan Aliu shtoi se komuna e Vitisë gjatë viteve të shkuara ka hartuar listën për investime kapitale me qytetarët duke mbajtur diskutime publike nëpër lokalitetet e ndryshme të kësaj komune.

Përndryshe sipas Kornizës Afatmesme Buxhetore 2019 buxheti i komunës së Vitisë ka shënuar 5% rritje edhe në kategorinë e investime kapitale. Megjithatë serish pjesa më e madhe e këtij buxheti vjen nga granti qeveritar.

Naim Pira, Kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë, ftoi të gjithë qytetarët që të jenë pjesë aktive e procesit të planifikimit të buxhetit komunal e sidomos të marrinë pjesë në diskutimet publike për këtë çështje që do të mbahen në lokalitetet e kësaj komune.

Kurse në fund të këtij takimi qytetarët parashtruan pyetjet e tyre por dhanë edhe sugjerimet për investime. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...