Vitia nis punimet në hapjen dhe pastrimin e përroskave

VitiPostuar: 14:39 / 25.09.2018

Komuna e Vitisë ka filluar sot punimet në pastrimin dhe hapjen e një përroske prej 9.540 metërshe prej fshatit Kabash deri në vendin e quajtur Gilbush e që gjendët në mes të fshatrave Sllatinë e Epërme dhe Sllatinë e Poshtme.

Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka qenë i pranishëm në fillimin e këtyre punimeve ku edhe u prit nga banorët të cilët e falënderuan atë për këtë projekt pasi që theksuan se me hapjen e kësaj përroske bëhet parandalimi i vërshimeve.

Kryetari Haliti tha se Komuna e Vitisë në vazhdimësi është përkujdesur në hapjen dhe pastrimin e kanaleve, përrsokave dhe lumenjve me qëllimin më të mirë që të mbrohet prona e shenjë e qytetarëve të komunës së Vitisë por edhe të parandalohen dëmet nga vërshimet e mundshme në tokat bujqësore. /InfoKomuna/