Vitia nisi aksionin 22 ditor të pastrimit të mjedisit

VitiPostuar: 11:28 / 01.04.2019

Me rastin e muajit të ambientit, ka filluar sot në Viti aksioni i pastrimit, I cili do të zgjasë për 22 ditë me radhë.

Bashkëpjesëmarrës të këtij aktiviteti të sotëm që nisi në qendër të qytetit, përpos komunës së Vitisë dhe drejtorive komunale, ishin edhe Kompania e pastrimit “Higjiena”, kompania e ujit “Hidromorava, policia e Kosovës, respektivisht komandantja regjionale e policisë kolonel Elmina Mahmuti me bashkëpunëtor, përfaqësues të shoqërisë civile, Njësisë ndërlidhëse të KFOR-it, shkollave të mesme, stafi i Çerdhes së fëmijëve, përfaqësues të këshillave të fshatrave, rrjetit të Grupit të Grave etj. Organizatore e këtij aksioni është Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit.

Në hapjen e këtij aksioni, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka theksuar se Vitia është ndër komunat që i ka dhënë prioritet në vazhdimësi, çështjes ambientale.

“Angazhimi ynë për të pasur një ambient të pastër dhe hapësira të gjelbëruara, është dëshmuar dhe për këtë kemi një qytet më ndryshe e më të pastër. Sigurisht se ky është edhe kontribut i atyre që po na mbështesin, siç është 'Let’s do it Kosova' të cilët i falënderojmë. Për 22 ditë sa do të zgjasë ky aksion, do të kemi aktivitete të pastrimit në gjithë territorin e komunës së Vitisë, prandaj u bëjë thirrje qytetarëve dhe gjitha grupeve që të mbështesin këtë aksion, si dhe të kontribuojnë në forma të ndryshme që ky aksion të ndikoj në krijimin e një ambienti të pastër e të shëndetshëm për qytetarët”, ka thënë kryetari Haliti.

Ndërsa përfaqësuesi nga organizata “Let’s do it Kosova” Besnik Shabiu, tha se kemi një bashkëpunim tejet të mirë me komunën e Vitisë dhe në saje të kësaj, kemi filluar së implementuari projekte ambientale, në mënyrë që kjo komunë të jetë shembull jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë saj.

Aksioni për pastrimin e ambientit, për 22 ditë me radhë, do të zhvillohet në të gjitha fshatrat e kësaj komune, duke eliminuar deponitë e egra të mbeturinave, ndërkohë që është bërë thirrje qytetarëve që mos të hedhin mbeturina, sepse po dëmtojnë shëndetin e tyre dhe qytetarëve të tjerë. /InfoKomuna/

PejëKomente: 0 Mbahet takimi i rregullt i Kuvendit Komunal të Pejës 12:20 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal në Pejë, mbajti sot takimin e radhës të rregullt, kryesuar nga Rexhep Kurtbogaj, ku morën pjesë kryetari Gazmend Muhaxheri, Nënkryetarët, Drejtorët, mediat dhe qytetarët të interesuar, ku është debatuar për disa pika të rendit të ditës.