Vitia shënon Ditën e Kushtetutës së Kosovës

VitiPostuar: 14:20 / 06.04.2018

Me rastin e ditës së Kushtetues së Republikës së Kosovës, Komuna e Vitisë ka mbajtur sot një takim me nxënës të shkollave të mesme në Viti. Gjatë këtij takimi fillimisht u mbajtën dy ligjërata për kategoritë kushtetuese si: Qeverisjen Lokale dhe Organizimin Territorial dhe e drejta e Qasjes në Dokumente Publike. Gjatë këtij takimi nxënësit kanë parashtruar edhe pyetje.

Zv.kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu në fillim të këtij takimi tha se ky takim po mbahet për nder të ditës së Kushtetutës së Kosovës, duke potencuar se organizimi i tij u bë nën përkujdesjen e kryetarit, Sokol Haliti.

Kurse Fatbardha Emini, Juriste nga Vitia njëherit drejtoreshë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, ka mbajtur ligjëratën ku është folur mbi kategoritë Kushtetuese si: Qeverisjen Lokale dhe Organizimin Territorial.

Ndërkaq Mustaf Mehmeti, zyrtar për shqyrtimin fillestar të kërkesave për qasje në dokumentet publike në Viti, ka folur mbi të drejtën e qasjes në dokumentet publike. /InfoKomuna/