Vitia shënon Ditën e të drejtave të pacientëve

VitiPostuar: 17:14 / 18.04.2018

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, ka shënuar sot Ditën e të Drejtave të Pacientëve.

Gjatë këtij aktiviteti pacientët janë njohur me të drejtat e tyre dhe përgjegjësit brenda institucioneve shëndetësore.

Gjithashtu, ata janë njoftuar edhe me numrin pa pagesë që është i vendosur në institucione shëndetësore, ku pacientët mund të lajmërojnë ndonjë parregullsi të mundshme që hasin gjatë marrjes së shërbimeve shëndetësore.

Ky aktivitet është shënuar në QKMF -Viti, QMF -Pozheran, AMF-Tërpezë dhe AMF-Gjylekar. /InfoKomuna/