Zgjedhet Këshilli i fshatit në Letnicë të Vitisë

VitiPostuar: 10:08 / 01.03.2019

Në fshatin Letnicë të enjten janë mbajtur zgjedhjet për kryetar dhe anëtarë të këshillit të këtij fshati.

Kryetar i fshatit Letnicë, me shumicë votash u rizgjodh Shin Gjoni kurse u zgjodhën edhe 7 anëtarë të këtij këshilli.

Gjithsej në këtë takim kanë marrë pjesë 24 banorë të cilët kanë marrë pjesë edhe në procesin e votimit. /InfoKomuna/