Vitia përfiton 95 mijë euro nga granti i performancës "Mjedisi i Pastër"

VitiPostuar: 15:02 / 23.10.2019

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe ministri i Mjedisit dhe Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi kanë nënshkruar sot memorandumin për Grantin e Performances "Mjedisi i Pastër" pasi që komuna e Vitisë është përfituese e këtij granti në shumë prej 95,660.00€.

Me këtë rast kryetari Haliti potencoi se Komuna të cilën ai e udhëheq ka punuar shumë dhe do të punoj në fushën e mjedisit duke potencuar se përveç se ata kanë punuar në eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave ata kanë arritur ti shndërrojmë disa nga to hapësira të gjelbra.

“Dua të falënderoj ministrinë për grantin e përformancës në mjedis. Me të vërtetë ne kemi punuar shumë në krijimin e mjediseve të pastëra për qytetarët tanë. Megjithatë edhe në të ardhmen do të kujdesemi që të kemi një mjedis të pastër i cili është parakusht për një jetë të shëndetshme” u shpreh Kryetari Haliti.

Përndryshe Granti i Performancës – Mjedis i Pastër është lansuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), mbështetur nga “Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit”, (GIZ) GmbH, me mandat nga Ministria për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik të Federatës Gjermane (BMZ). /InfoKomuna/