"Vjedhje e rëndë" në një kafiteri, Policia e Kosovës në aksion

KamenicëPostuar: 10:24 / 13.02.2018

Policia e Kosovës, njësitet e hetimeve në Kamenicë, kanë dalë në vendin e ngjarjes për një rast “vjedhje e rëndë” në një kafiteri në Kamenicë.

Në bazë të dëshmive të gjetura në vendin e ngjarjes hetuesit policor kanë arritur ta lokalizojnë dhe arrestojnë të dyshuarin R.Q.(1995) Shqiptar shtetas i Kosovës  i cili besohet se gjate orëve të mbrëmjes ka kryer se paku tri vjedhje, në tri lokacione të ndryshme si në Kafiteri dhe barnatore, duke marrë gjësende të ndryshme, barna, dhe të holla rreth 130€.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, me vendim të tije janë kontrolluar edhe shtëpia dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit. Sendet e vjedhura të gjetura në shtëpinë e të dyshuarit i kthehen pronarëve legjitim , kurse ndaj te dyshuarit lëshohet vendimi për ndalim 48 orë. Rastet janë duke u hetuar veç e veç.

ShtimeKomente: 0 Stacioni i Policisë në Shtime bëhet me objekt të ri 11:18 / 21.02.2018 Kryetari i Komunës së Shtime, Naim Ismajli, priti në takim Teuta Krasniqi, Zenel Telaku dhe Sami Zeka nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, si dhe komandantin e Stacionit të Policisë, Enver Avdyli.
GllogocKomente: 0 Lladrovci, homazhe tek varri i Heroit të Kosovës, Shaban Polluzha 11:06 / 21.02.2018 Në shënimin e 73-vjetorit të rënies së Heroit të Kosovës, Shaban Polluzha, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtor ka bërë homazhe tek varri i tij në fshatin Polluzhë të Drenasit, me ç’rast ka vendosur buqetë lulesh.