Vushtrri: Xhafer Tahiri prezanton Planin e Rimëkëmbjes ekonomike të Vushtrrisë, parashihet moratorium 4 vjeçar për asfalt

GjilanPostuar: 14:22 / 21.01.2021

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë të ditur se Plani i Rimëkëmbjes ekonomike të Vushtrrisë ka 3 masa – propozime themelore që duhet të aprovohen në Kuvend të Komunës dhe nga Qeveria e Kosovës.

Këto masa sipas Tahirit konsistojnë në një moratorium 4 vjeçar për asfalt, pra nuk do të shtrohet asfakt në komunën e Vushtrrisë për 4 vitet e ardhshme, por vetëm do të mirambahet asfalti ekzistues.

“Mjetet financiare të parapara për shtrimë të asfaltit do të transferohen në punësimin e 400 të rinjëve për çdo vit”, thekson Xhafer Tahiri, raporton Veriu.info

Ai thotë se së pas krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia globale COVID-19, duhet të parashihet ndryshim i qasjes nga asfalti në zhvillim e punesim.


“ Do ta ulim për 25 % tatimin në pronë në 4 vitet e ardhshme për qytetarët dhe bizneset e Vushtrrisë, por njëkohësisht do të ketë zero tolerancë për mos paguesit e tatimit dhe taksave komunale.

Plani i Rimëkëmbjes ekonomike të Vushtrrisë parasheh një Master Plan 5 vjeçar për projekte vitale.

“ Po ashtu do të krijohet një fond prej 6 milionë euro përmes mbulimit të normës së Interesit në kredi (30 milion euro Brenda 4 viteve të ardhshme”, deklaron kryetari Tahiri./Veriu.info