Vushtrria mbjell lule e pemë në Ditën e Tokës (Video)

VushtrriPostuar: 13:37 / 23.04.2018

Edhe Komuna e Vushtrrisë ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Tokës me aktivitet të ndryshme.

Kryetari i Vushtrris, Xhafer Tahiri, me nënkryetarin Besim Muzaqi si dhe drejtorin e Arsimit, Afrim Namani iu bashkëngjitën Klubit të të gjelbërve të ambientit dhe stafit mësimor në shkollën fillore në Nedakoc, për të mbjellë lule e pemë në oborrin e kësaj shkolle për të shënuar kështu Ditën e tokës.

"Rregullimi i parkut në shkollën fillore në Nedakoc është shembull i mirë që duhet të bëhet në çdo shkollë e institucion publik të Komunës. Mjedisi i pastër na shërben për një jetë më cilësore!" /InfoKomuna/