Ambasadori amerikan vizitoi Komunën e Vushtrrisë

VushtrriPostuar: 16:47 / 24.07.2017

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka vizituar sot komunën e Vushtrrisë.

Fillimisht ambasadori amerikan ka vizituar Fabrikën për prodhimin e mobileve “ Bini “ si dhe Akademinë për Siguri Publike, kurse më pas ka takuar kreun e komunës, Bajram Mulaku.

Mulaku fillimisht ka falënderuar SHBA-në për gjithë atë që kanë bërë në Kosovë, ndërsa në veçanti ka vlerësuar bashkëpunimin dhe mbështetjen që po i jep Vushtrrisë misioni i saj diplomatik në vendin tonë. Kryetari Mulaku gjatë takimit me ambasadorin Delawie është fokusuar në çështjet që lidhen me të arriturat, sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohet Komuna e Vushtrrisë .

Gjatë kësaj vizite, ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, është shoqëruar nga drejtori i USAID-it James Hope, ndërsa kryetari i Vushtrrisë, Bajram Mulaku,në shenjë mirënjohje për kontributin e ambasadës amerikane në Kosovë, ambasadorit Delawie i ka dhuruar një gravur të qytetit të Vushtrrisë.