Ambasadorja e Turqisë vizitoi Vushtrrinë

VushtrriPostuar: 13:23 / 23.03.2018

Kryetari i Komunës Xhafer Tahiri, ka pritur sot në takim ambasadoren e Turqisë në Prishtinë, Kivilcim Kiliç, me të cilën kanë biseduar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit të Turqisë me Komunën e Vushtrrisë.

Me shefen e misionit të diplomacisë së Turqisë në Prishtinë, ambasadoren Kiliç kryetari Tahiri kanë biseduar për mundësisë e bashkëpunimit dhe përkrahjes së Turqisë për projekte të përbashkëta në qytetin e Vushtrrisë, si në fushën e ekonomisë, me theks të veçantë në bujqësi, kulturë dhe fusha tjera.

Ndërsa, ambasadorja turke Kivilcim Kiliç, ka vlerësuar shumë bashkëpunimin e mirë që kanë me Komunën e Vushtrrisë, dhe ka folur për thellimin e këtij bashkëpunimi përmes projekteve tjera për Vushtrrinë të mbështetura nga qeveria turke.

Po ashtu në këtë takim, kryetari Tahiri bashkë me zëvendësin i tij, Besim Muzaqi, e kanë njoftuar ambasadoren turke për angazhimet e Komunës së Vushtrrisë në krijimin e kushteve për investitor të jashtëm në Vushtrri, me qëllim të zhvillimit ekonomik dhe përmirësimin e kushteve për qytetarët. /InfoKomuna/