Betohen kryetari dhe këshilltarët e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë

VushtrriPostuar: 12:01 / 20.12.2017

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë dhe këshilltarët e Kuvendit Komunal sot kanë dhënë betimin në seancë inauguruese për mandatin katër vjeçar.

Pas betimit të dhënë kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, premtoi se detyrën e përbashkët në këtë mandat katër vjeçar do ta bëjë me besnikëri, pa anime dhe me ndërgjegje, raporton InfoKomuna.

“Unë Xhafer Tahiri betohet që do ti kryej detyrat dhe do ti ushtroj kompetencat si kryetar i komunës së Prishtinës me nder, besnikëri, në mënyrë të paanshme, me ndërgjegje dhe në pajtim me ligjin, në mënyrë që të krijojmë një jetë të qetë për të gjithë”.

Ai është zotuar se do të udhëheq një komunë të hapur, transparente, që t’u shërbej interesave të qytetarëve të Vushtrrisë në mënyrë të paanshme.

"Së bashku me ekipin tim, do t’i realizojmë premtimet për transformimin e qytetit të Vushtrrisë", tha Tahiri. /InfoKomuna/
 

PrishtinëKomente: 0 Nis faza e dytë e punimeve në Unazën Qendrore 13:33 / 15.04.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka filluar faza e dytë e punimeve në projektin madhor të Unazës Qendrore. Ky projekt vital lidh lagjen "Arbëria" me rrethin e Lakrishtës.