Diskutohet për planin e mobilitetit-lëvizshmërinë e automjeteve dhe këmbësorëve

VushtrriPostuar: 11:41 / 19.07.2017

Nën organizimin e Drejtorisë së shërbimeve publike të Komunës së Vushtrrisë, është mbajtur sot takimi publik me qytetarët e Vushtrrisë, ku ata kanë shprehur interesimet e tyre dhe shqetësimet në lidhje me Planin e mobilitetit si dhe me lëvizshmërinë e automjeteve dhe këmbësorëve ne trafik.

Gjatë këtij takimi u bisedua dhe u shpalosen për synimet, objektivat si dhe puna e deritanishme që është bërë në hartimin e këtij plani strategjik.

Pika kryesore e këtij plani është ndërtimi i  rrugëve-trotuareve  për persona me nevoja të veçanta, që në qytet këto rruge mungojnë.

Islam Latifi, koordinator i  Planit të mobilitetit, tha se si qëllimi i përmirësimit të shërbimit të lëvizshmërisë në trafik në territorin e komunës së Vushtrrisë, është formuar ky grup punues për hartimin e Planit të Veprimit për përmirësim të Shërbimit të mobilitetit në Trafik.

Sedat Rashica, qytetarë i pranishëm ne këtë takim  së pari e çmoi këtë iniciativë  si dhe  punën ekipore të këtij grupi, mirëpo ai shprehu hallin e tij në lidhje me qarkullimin e mjeteve transportuese brenda qytetit, që shpesh herë kalimtarët e rastit janë të rrezikuar te kalojnë lirshëm në trotuare.

Shqetësime tjera patën edhe të pranishmit tjerë ku Blerim Ibrahimi, përfaqësues nga shoqëria civile  kërkoi që shenjat e komunikacionit të mbrohen më shume, pasi qe në rrugën për fshatin Begaj, që të shpie te varrezat e qytetit  ka aksidente të shumta në mungesë të sinjalizimit të shenjave.
/InfoKomuna/