Era e fortë dhe shiu shkaktuan dëme në Vushtrri

VushtrriPostuar: 15:56 / 12.09.2017

Si në shume vende të Kosovës,edhe në Komunën e Vushtrrisë në orët e pasdites së ditës së djeshme ka pasur furtunë.

Sipas Nezir Klinakut,drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim,shiu me intensitet të lartë dhe era e fortë kanë shkaktuar edhe dëme të konsiderushme materiale nëpër objekte të ndryshme banimi dhe në rrjetin elektrik, shkruan vushtrriacity.

Nga dëmet e shkaktuara shumë fshatra e lagje të qytetit kanë mbetur pa energji elektrike, kurse Njësia e Zjarrfikësve është dashur të intervenojnë në disa raste për menjanimin e shtyllave elektrike.

Deri tash janë raportuar tre raste kur era e fortë ka dëmtuar tërësisht pullazet e shtëpive dhe 15 raste të tjera ku në masë të madhe janë shkaktuar dëme të konsiderushme materiale në shtëpi banimi.

Drejtoria për MBSh dhe Njësia e zjarrëfikësve mbrëm kanë evakuar edhe një familje,e cila ka qenë e rrezikuar nga rrjeti i dëmtuar elektrik.Dëme të mëdha janë regjistruar edhe në bujqësi,sepse shumë fërmerë tashmë kanë mbetur pa sera dhë të mbjellurat.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, ka kërkuar në mbledhjen e sotme të këshillit të Drejtorëve që urgjentisht të formohet një komision për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara.