Furrtarët vushtrrias ankohen për çmimin e lirë të bukës në markete

VushtrriPostuar: 14:58 / 25.10.2017

Kryetari i komunës, Bajram Mulaku dhe drejtori i Inspekcionit, Betim Kollari, kanë pritur 17 furrtarë vushtrrias, me të cilët kanë biseduar rreth problemit të çmimit të bukës.

Furrtarët vushtrrias shprehen shqetësimin e tyre për sjelljen e bukës nëpër super marketet e Vushtrrisë nga furra të ndryshme, të cilat sipas tyre, ofrojnë bukë me çmim më të lirë se furrat vendase, duke i dëmtuar ato ekonomikisht, raporton InfoKomuna.

"Nëse vazhdohet kështu, ne do të jemi të detyruar shumë shpejt t’i mbullim furrat tona,kanë thënë furrtarët vushtrrias".

Ata shprehën edhe dyshimin e tyre në cilësinë e miellit nga gatuhen këto bukë,sepse një çmim prej 15 centësh sa po shitet për momentin,nuk mundë të mbulojë as shpenzimet minimale.

Kryetari Mulaku ,pasi shprehu mirëkuptim për këtë dukuri që po ndoh gjithandej Kosovës, iu tha atyre se, tregu i vendit është i lirë nuk është në kompetencat e Komunës që të përcaktoj çmimin e bukës.

“Ne si Komunë, mund të kontrollojmë bukën për peshë, cilësi dhe deklaracion dhe nëse këtu ka shkelje Inspekcioni mund të veprojë dhe sanksionoj këto furra dhe super marketet. Ndryshe ne nuk mund të përcaktojmë çmimin e shitjes", tha Mulaku.

Ndërkaq, drejtori Kollari , i njoftoi furrtarët se Inpekcioni ushtron rregullisht kontrolle të peshës dhe deklaracionit të bukës.

Ai është zotuar se Inspekcioni do të vazhdoj të bëjë mbikëqyrjen e bukës në cilësi dhe parametra të përcaktuara në peshë si dhe deklaracion, duke paralajmëruar sanksione në rast të evidentimit të shkeljeve. /InfoKomuna/