Kandidati për kryetar të Vushtrrisë Nasuf Aliu zbulon një talent të tij

VushtrriPostuar: 09:58 / 12.09.2017

Me rastin e hapjës së ekspozitës kolektive “Muaji i pikturës”, në Kalanë e qytetit në Vushtrri, i ftuar ishte edhe kandidati për kryetar nga radhët e Aleancës Kosova e Re, z.Nasuf Aliu bashkë me anëtarët e tjerë të ekipit për Vushtrrinë e Re.

Me këtë rast kandidati për kryetar i përgëzoi të gjithë dashamirët e artit për kreativitetin e treguar në punën e tyre dhe u fasionua me punimet e secilit në këtë ekspozitë.

“Me të vërtetë është mahnitëse kjo që po shoh. Gëzohem që qyteti ynë gjithmonë ka qenë vatër e kulturës dhe artit, kjo gjë e dëshmon edhe në këto punime që kjo rini ka gërshetuar aq bukur ngjyrat dhe pamjet mahnitëse në punimet e tyre.

Urojmë të kemi gjithmonë talenta të tillë mes nesh. Të them të drejten gjithë këto që po i shoh më rikthyen në kohën time kur isha nxënës dhe arti në veÒ«anti piktura, ka qenë pjesë e dashur edhe për mua”, - tha veç tjerash Aliu, duke ju drejtuar artistëve që vizitoi.

Nga kjo shihet që politikanët tanë dinë të jenë të mirë edhe në fusha të artit. Ndërsa sa i përket asaj se a do të shohim ndonjë vepër arti nga z.Aliu mbetet të shihet në të ardhmen.

PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...
PrishtinëKomente: 0 Nis faza e dytë e punimeve në Unazën Qendrore 13:33 / 15.04.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka filluar faza e dytë e punimeve në projektin madhor të Unazës Qendrore. Ky projekt vital lidh lagjen "Arbëria" me rrethin e Lakrishtës.