Këmbësorja Goditet nga Vetura

VushtrriPostuar: 14:42 / 25.10.2017

Një aksident me të lënduar ka ndodhur dje në mëngjes në Vushtrri.

Sipas Policisë, aksidenti në të cilin lëndime ka marrë një këmbësore,  ka ndodhur në rr. “Azem Galica”, në Vushtrri rreth orës 6:10.

“Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin është përfshirë një veturë dhe një këmbësore. I dyshuari mashkull K/Shqiptar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur viktimën femër K/Shqiptare”, thuhet në raportin e përditshëm të Policisë.

Për shkak të lëndimeve të pësuara, viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.