Këta janë dejtorët e komunës së Vushtrrisë

VushtrriPostuar: 11:52 / 27.12.2017

Një javë pas marrjes së detyrës, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri sot ka emëruar drejtorët komunal që do të drejtojnë drejtoritë e administratës komunale.

Në një takim që ka bërë me drejtorët e sapo emëruar, kryetari Tahiri ka kërkuar nga ta përkushtim maksimal në punë, transmeton InfoKomuna.

Që në takimin e parë me rastin emërimit Tahiri, u ka bërë me dije se vlerësimi për punën e secilit prej tyre do të bëhet çdo 6 muaj.

“Nuk kemi kohë të presim një vit për vlerësimin e punës, por vlerësimi për secilin prej juve do të bëhet çdo 6 muaj”, ka thënë Tahiri.

Kreu i Komunës së Vushtrrisë Tahiri, po ashtu u ka thënë drejtorëve të sapoemëruar se më nuk janë përfaqësues të partive politike por janë pjesë e Komunës dhe se të tillë duhet të veprojmë.

“Pavarësisht se jemi pjesë e një koalicioni të madh qeverisës, më të madhin që ndonjëherë ka njohur Vushtrria, kërkoj nga ju që të jeni si një orkestër e cila performon njëjtë”, u ka thënë Tahiri drejtorëve të rinj.

Ndërsa nënkryetari Besim Muzaqi, tha se qeverisja komunale duhet tu shërbej të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë, dhe se në asnjë moment nuk duhet të bëjë trajtim tjetër.

Këta janë drejtorët e emëruar nga kryetari Xhafer Tahiri:

Afrim Namani, drejtor Drejtorisë së Arsimit, Saranda Cakaj, drejtoreshë e Prokurimit, Lutfi Gerguri, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Berat Sadiku, drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrotje të Mjedisit, Adnan Lahu, drejtor i Drejtorisë për Kadastër dhe Pronë, Mehmet Selaci, drejtor i Drejtorisë për Administratë, Miran Halili, Drejtoria për Ekonomi, Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Sadat Rashica, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike, Sylejman Meholli, drejtor i Drejtorisë për Shendetesi dhe Përkujdesje Sociale, Lumturie Mehmeti, drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Berat Asllani, drejtor i Drejtorisë për Inspektime dhe Bajrush Kosumi, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. /InfoKomuna/