Kjo është komuna që shpërblen qytetarët që denoncojnë korrupsionin me 5 mijë euro

VushtrriPostuar: 17:59 / 15.01.2019

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka miratuar Kodin e etikës për zyrtarët e Komunës së Vushtrrisë, si dhe Librin e proceseve për menaxhimin e parasë publike të Komunës së Vushtrrisë.

Në procesin e hartimit të këtyre dy dokumenteve të rëndësishme, Komuna e Vushtrrisë është përkrahur edhe nga USAID-i.

Tahiri, po ashtu, ka marr vendim që secili qytetar që do të lajmërojë keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe korrupsionin e mundshëm të zyrtarëve komunalë do të shpërblehet me shumën prej pesëmijë euro (5.000 €).

“Qeverisja me duar të pastra është prioriteti më i lartë i yni”, ka deklaruar Tahiri.