Komuna e Vushtrrisë: Pas vërshimeve shpall gjendje të emergjencës civile

VushtrriPostuar: 16:38 / 11.01.2021

Komuna e Vushtrrisë ka shpallur gjendje emergjente civile pas vërshimeve në këtë komunë.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari, Xhafer Tahiri përmes një postimi në Facebook.


Tahiri tha se reshjet e fundit kanë bërë që Lumi Llap e Drenica të rrisin jashtëzakonisht shumë prurjet më Lumin Silnica që rrit rrezikun e vërshimeve në qytet dhe fshatrat e Vushtrrisë, përcjell lajmi.net.

Njoftim i plotë:

Për shkak të rrezikut nga vërshimet nga Lumi Silnica, kam marrë vendim të shpallë gjendje të emergjencës civile në Vushtrri!
Reshjet e fundit kanë bërë që Lumi Llap e Drenica të rrisin jashtëzakonisht shumë prurjet më Lumin Silnica që rrit rrezikun e vërshimeve në Qytet dhe fshatrat e Vushtrrisë.

Kam urdhëruar rritjen e gatishmërisë maksimale të gjitha ekipeve emergjente komunale.
Pikat kritike pritet të jenë vendbanimet përgjatë Lumit ‘Silnica’, Qyteti i Vushtrrisë, Pestova, Prelluzha, Lumi i Madh, Nedakoci.

Janë kontaktuar kryetarët e fshatrave dhe janë këshilliar banorët afër lumit Silnica që sonte gjatë gjithë natës të kenë kujdes maksimal. Mundësisht të largohen njerëzit dhe makineritë nga ato shtëpi që zakonisht kanë probleme në rast të vërshimeve.

Palestra në Samadrexhë është caktuar si vend për strehim në rast nevoje. Po ashtu edhe objektet tjera si shkollat po bëhen gati për këtë qëllim.
Janë mobiliziar ekipet në QKMF, Zjarrëfikësit dhe Policia.

Kërkojmë bashkëpunim e mirëkuptim të qytetarëve në këtë situatë të emergjencës natyrore.
Ju lutemi me kujdes maksimal dhe pa panikë.