Komuna e Vushtrrisë, vitin e ardhshëm me buxhet prej 17.2 milionë euro

VushtrriPostuar: 19:12 / 28.09.2017

Në seancën e fundit zyrtare të kësaj përbërje të Kuvendit Komunal, para mbajtjes së zgjedhjeve lokale që janë paralajmëruar të mbahen me 22 tetor, Kuvendi Komunal i Vushtrrisë sot në mbledhje të rregullt me shumicë votash aprovoi Projekt Buxhetin e komunës për vitin 2018.

Kryesuar nga Shpëtim Zhegrova, kryesues i Kuvendit, projekt buxheti është aprovuar me 24 vota per dhe 8 vota kundër.

Sipas drejtorit të Financave dhe Buxhetit, projekt-buxheti i komunës së Vushtrrisë tashmë i aprovuar nga Kuvendi Komunal për vitin e ardhshëm është mbi 17.2 milionë euro. 

Kundër këtij projekt buxheti kanë votuar anëtarët e Kuvendit Komunal nga LDK-ja dhe VV-ja.

LDK-ja nuk ka qenë e kënaqur me mjetet e ndara për subvencionimin e bujqësisë./InfoKomuna/