Kryetari Mulaku nderohet me mirënjohje nga AZhR-Veri

VushtrriPostuar: 11:10 / 20.10.2017

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë,Bajram Mulaku ka pritur në një takim Rreze Duli, drejtoreshë e Agjencionit për Zhvillim Rajonal- Veri,në të cilin edhe njëherë u konfirmuar bashkëpunimi i frytshëm reciprok në mes të institucioneve komunale dhe këtij agjencioni.

Drejtoresha Duli ka falënderuar kryetarin Mulaku për mbështetjen e vazhduueshme, kurse në emër të agjencionit i ka ndar një mirënjohje për bashkëpunim, mbështetje dhe kontribut të veçantë për zhvillimin socio-ekonomik të rajonit veri. /InfoKomuna/