Kryetari Mulaku ngushëllon familjen Rexhepi

VushtrriPostuar: 15:18 / 21.08.2017

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku ka ngushëlluar familjen Rexhepi pas vdekjes së ish kryeministrit Bajram Rexhepi.

"Me pikëllim të madh mora lajmin e ndarjes së hershme nga jeta e ish-kryeministrit të Republikës së Kosovës, Dr. Bajram Rexhepi. Ndarja e parakohshme nga jeta e njeriut të luftës dhe të paqës, është një humbje e madhe dhe pakompensueshme për familjen, miqtë, bashkëpunëtorët dhe të afërmit e tij. Në emrin tim ,qeverisë lokale,institucioneve dhe qytetarëve të Komunës së Vushtrrisë , shpreh ngushëllimet më të thella familjes së doktorit të ndjerë, Bajram Rexhepi”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Mulaku, shkruan InfoKomuna.