Kryetari Tahiri të premten mban taim me qytetar

VushtrriPostuar: 10:48 / 20.12.2018

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri të premten do të mbajë takim me qytetarë.

Siç thuhet në njoftim, takimi publik do të mbahet me datën 21 dhjetor 2018 (e premte), me fillim në ora 10;30,  në Sallën e Kuvendit të Komunës në Vushtrri.

Agjenda e takimit:

10:30 – 11:15   Njoftim lidhur me punën dhe aktivitetet e komunës për gjysmën  e dytë të vitit 2018, (fjala e Kryetarit të Komunës apo të autorizuarit të tij).

11:15 – 12:15  Debat me qytetarë (pyetje, sugjerime, kërkesa, propozime.).

12:15 – 12:30  Fjala përmbyllëse – përfundimi i takimit.

"I ftojmë qytetarët e Komunës e Vushtrrisë që të marrin pjesë në këtë takim publik dhe shfrytëzojnë mundësitë për të diskutuar çështje me rëndësi dhe interes për komunën", thuhet në njoftim. /InfoKomuna/