Kuvendi Komunal diskuton për taksën obligative për mbeturina

VushtrriPostuar: 09:40 / 28.07.2017

Eshtë mbajtur seanca e rregulltë e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë, ku mori pjesë edhe kryetari i komunës Bajram Mulaku, me c’rast janë diskutuar pika të shumta të rendit të ditës.

Me këtë rast kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Shpëtim Zhegrova ka prezantuar në mënyrë detaje të gjitha pikat e rendit të ditës që ishin përgatitur për këtë mbledhje.

Por në fillim të mbledhjes së Kuvendit të Komunës, asambleisti Rrahim Ajeti ka kërkuar nga këshilltarët që të diskutohet edhe cështja e taksës obligative për mbeturina,të cilën qytetarët janë të obliguar ta paguajnë me rastin e regjistrimit të automjeteve.

Më pastaj Kuvendi komunal i Vushtrrisë shqyrtoi draft rregulloren për tatimin në pronën e Paluajtshme për vitin që vjen, pastaj Informatën për të hyrat vetanake të Komunës dhe shpenzimet buxhetore për periudhën prill-qershor të këtij viti.

Në punimet e kësaj seance, Kuvendi komunal i Vushtrrisë diskutoi dhe miratoi edhe një varg çështjesh tjera me rëndësi për qytetarët dhe institucionet komunale./InfoKomuna/