Nasuf Aliu zgjedhet kryesues i Asamblesë Komunale të Vushtrrisë

VushtrriPostuar: 16:02 / 20.12.2017

Pas konstituimit të Kuvendit Komunal dhe betimit të anëtarëve të rinj të këtij kuvendi, asamblistët e Vushtrrisë kanë zgjedhur edhe kryesuesin e Asamblesë Komunale.

Në garë për këtë pozitë u propozuan Nasuf Aliu nga koalicioni LDK-LVV-AKR-AAK-NISMA dhe Nezir Klinaku nga Lëvizja për Bashkim.

Pas procedurës së votimit me vota të fshehta, kryesues i Adamblesë Komunale të Vushtrrisë u zgjodh Nasuf Aliu, i cili mori 23 vota, kundrejt kundërkandidatit tjetër Nezir Klinakut, i cili mori 12 vota. /Vizioni.info/