Nënkryetar i Komunës së Vushtrrisë emërohet, Besim Muzaqi

VushtrriPostuar: 16:38 / 22.12.2017

Dy ditë pasi ka marr detyrën, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, sot ka emëruar edhe nënkryetarin e Komunës.

Në bazë të marrëveshjes për bashkëqeverisje, kryetari Tahiri ka emëruar Besim Muzaqin nënkryetar të Komunës së Vushtrrisë. 

Muzaqi në raundin e parë të zgjedhjeve lokale ishte kandidat i Vetëvendosjes për kryetar komune, derisa në raundin e dytë bëri marrëveshje koalicioni me LDK-në. /InfoKomuna/