Organizata zvicerane ndihmon shëndetësinë vushtrriase me pajisje moderne

VushtrriPostuar: 11:02 / 04.09.2018

Shëndetësia vushtrriase është përkrahur nga organizata zvicerane me 12 sete të pajisjeve moderne mjekësore që do të përdoren në të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare në qytet dhe në disa fshatra.

“Fal bashkëpunimit të shkëlqyer që kemi me AQH nga Zvicra kemi pajisur me 12 sete të pajisjeve mjekësore moderne rrjetin e institucioneve të Kujdesit Parësor Shëndetësor të Komunës së Vushtrrisë. Nga një set për QMF 1, QMF 2, QMF 3 në qytet, QMF Lumadh, QMF Novolan, QMF Druar, QMF Maxhunaj, QMF Pantinë, QMF Smrekonicë, AMF Dumnicë dhe dy sete për QKMF Vushtrri”, ka thënë drejtori i Shëndetësisë  në Komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli.

Secili set përmban këto pajisje mjekësore: Tensimetër me zhivë, tensimetër me mansheta me 5 madhësi ( infant, adult, adult large, maximal), stetoskop, otoskop, oftalmoskop me mbushës elektrik, termometër për vesh-infrared, termometër digjital, pulsoksimetër, llampa e dritës, optotip, inhalator, peshore me gjatësi.

Këtë vit nga bashkëpunimi me AQH është furnizuar laboratori i QMF 1 me aparat për matjen e hemoglobinës së glikozuar, si dhe është themeluar dhe funksionalizuar Këshillimorja për edukim shëndetësor me të gjitha pajisjet moderne. /InfoKomuna/

SkënderajKomente: 0 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt 17:38 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, seancë kjo e udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, e në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit dhe monitorues nga KFOR-i dhe OSBE.