Pacientja e parë në Vushtrri me Coronavirus tashmë është shëruar

VushtrriPostuar: 12:29 / 11.04.2020

Pacientja e parë në Komunën e Vushtrrisë e infektuar me Coronavirus tashmë është shëruar.

Kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri, ka theksuar se ajo sot lirohet nga Klinika Infektive në QKUK, ku edhe ishte shtrirë për trajtim.

"Ajo sot lirohet nga Klinika Infektive. Sonte presim ende lajme të mira. Pas çdo vështirësie vjen lehtësimi, këtë betejë po e fitojmë bashkë. Faleminderit punëtorëve shëndetësorë ata janë heronjtë tanë. Faleminderit qytetarëve për patriotizmin qytetar. Ju ftoj të vazhdojmë me angazhim e disiplinë, t'i respektojmë masat dhe të ndihmojmë qytetin e qytetarët. #rrinshpi ruaje vetën, kujdesu për familjen, ruaje qytetin.", ka thënë kryetari Tahiri. /InfoKomuna/