Përmbyllet aktiviteti "Ditët e rinisë" në Vushtrri

VushtrriPostuar: 13:14 / 20.09.2018

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Vushtrrisë, në bashkëpunim me OJQ “FODEM”, organizuan një aktivitet përmbyllës për “Ditët e Rinisë”, i cili padyshim ishte mjaftë madhështor, si në mënyrën e organizimit, si për nga mënyra e pjesëmarrjes, ashtu edhe për nga mesazhi që në vete ngërthente.

Përmes aktivitetit të emërtuar “Të rinjtë në vendimmarrje” synohet që të ngritet vetëdija që rinjtë të shfrytëzohen edhe si potencial vendimmarrës në shoqëri.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe drejtori i Departamentit të Rinisë në MKRS, Xhevat Bajrami, drejtori i DKA-së, Afrim Namani. Pjesëmarrja e nxënësve të të gjitha shkollave të mesme të Vushtrrisë ishte e madhe dhe interesimi i të rinjve për t’i kontribuuar aktivitetit ishte mjaftë i madh.