Përurohet objekti i ri shkollor në fshatin Druar të Vushtrrisë

VushtrriPostuar: 16:18 / 05.02.2018

Pas plotë 51 viteve, fshati Druar i Vushtrrisë sot është bërë me shkollë të re. Ndërtimit të këtij objekti, përurimi i së cilës është bërë me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë, i janë gëzuar banorët e fshatit Druar.

Nxënësit, prindërit por edhe banorët e fshatit Druar për objektin e ri shkollor, i ka uruar kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri, duke thënë se është shumë e rëndësishme ndërtimi i objektit shkollor në këtë fshat, pasi që objekti i deritanishëm nuk i plotësonte më kushtet për mbarëvajtjen e procesit mësimor, transmeton InfoKomuna.

"Tani nxënësit e kësaj shkolle do të mund të ndjekin mësimet në kushte shumë më të mira se sa që kanë qenë deri më tani, kurse arsimtarëve u është mundësuar një ambient i përshtatshëm për punë dhe mbarëvajtje të procesit mësimor. Me këtë rast dua t’iu uroj për shkollën e re me dëshirën që të ndikojë edhe në rritjen e cilësisë në këtë shkollë."

"Ne si institucione komunale do të angazhohemi edhe më shumë që të sigurojmë kushte dhe ambient më të përshtatshëm për nxënësit dhe arsimtarët e komunës sonë, të krijojmë hapësira dhe ambiente adekuate edhe për mësim praktik, duke synuar kështu që të rrisim cilësinë e arsimit në të gjithë komunën tonë", ka thënë kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Kurse, drejtori i shkollës fillore "Abdyl Frashëri" në Druar, Vesel Uka, tha se ka qenë tejet e nevojshme ndërtimi i një objekti të ri shkollor në këtë fshat për arsye se objekti i deritanishëm i cili ka qenë i ndërtuar më se 51 vite më parë, tashmë i vjetruar, nuk ka përmbushur as kushtet minimale për mbajtjen dhe zhvillimin e procesit mësimor.

"Prandaj, falënderojmë institucionet komunale për angazhimin e tyre dhe realizimin e këtij projekti, pasi që kishim shumë nevojë për një objekt të tillë. Tani neve na është mundësuar të punojnë në kushte normale dhe të zhvillojmë preces normal mësimor", ka thënë drejtori Uka.  /InfoKomuna/

SkënderajKomente: 0 Në Skenderaj identifikohet një viktimë e trafikimit, një i arrestuar 11:28 / 18.01.2019 Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media bëri të ditur se Njësia e antitrafikimit me qenie njerëzore (DhTQNJ) në Mitrovicë, më datën 17 janar 2019 ka realizuar një urdhërkontroll në dy lokacione të caktuara në rajonin e Mitrovicës, konkretisht në...
Komente: 0 Në Kosovë mot kryesisht me vranësira, mundësi për borë 11:12 / 18.01.2019 Gjatë ditës së premte dhe në fundjavë nga Atlantiku do të depërtojë një vorbull ciklonike mbi Itali, që në ditët e fundjavës do të shtojë vranësirat dhe nuk përjashtohet edhe mundësia për reshje shiu dhe bore, ndërsa në vise malore vetëm...