Punëtori goditet nga energjia elektrike në Vushtrri

VushtrriPostuar: 14:42 / 18.09.2018

Një punëtor është goditur nga energjia elektrike dje rreth orës 17 në fshatin Smrekonicë të Vushtrrisë.

Policia ka njoftuar se viktima, punëtorë i një kompanie , ka njoftuar se derisa po kryente punime në një shtyllë elektrike është goditur në dorë nga energjia elektrike.

Viktima fillimisht ka marrë tretman mjekësor në qendrën shëndetësore në Vushtrri, e më pas është transferuar në QKUK, dhe më pas është liruar në shtëpi.

Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.