Qentë endacak vërshojnë Vushtrrinë [VIDEO]

VushtrriPostuar: 16:36 / 05.02.2018

Prania e qenve në pothuajse çdo pjesë të vendit vazhdon të jetë shqetësuese dhe kërcënuese për jetët e njerëzve.

Një lexues i Indeksonline ka dërguar një video në redaksi nga e cila mund të vërehet prania e shtuar e qenve edhe në Vushtrri.

Sipas lexuesit në këtë pjesë të rrugës ka shumë kalimtarë ndërsa jeta e tyre po rrezikohet sa herë që shfaqen qentë tek “Ura e Sitnicës”./Indeksonline