Rrahje masive mes dy grupeve në Vushtrri

VushtrriPostuar: 10:55 / 13.07.2017

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhur një rrahje mes dy grupeve në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë.

“Ka ndodhur  një rrahje në mes dy grupeve meshkuj K/Shqiptarë. Njësiti patrullues ka dal në vendin e ngjarjes.

Dy prej të dyshuarve kanë pësuar lëndime trupore, të cilët kanë pranuar tretman mjekësorë  në emergjencën e Vushtrrisë dhe pastaj janë dërguar ne QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili urdhëron qe të dyshuarit pas intervistës të lirohen, rasti ne procedurë te rregullt”, thuhet në raport policor.