Shtatorja e Hasan Prishtinës arrin nesër në Vushtrri

VushtrriPostuar: 16:51 / 18.10.2017

Në Vushtrri, me saktësisht në vendlindjen e patriotit e atdhetarit të shquar, Hasan Prishtina, pritet nesër të arrijë shtatorja e skalitur në Shqipëri.

Shtatorja e punuar nga mjeshtri i madh Idriz Balani është paralajmëruar të mbërrijë rreth orës 10, do të vendoset përkohësisht para objektit të ri të komunës, raporton InfoKomuna.

Me këtë rast kryetari i komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku ka ftuar të gjithë liderët partiak dhe qytetarët e interesuar që të marrin pjesë në aktin e pranimit të kësaj vepre madhështore.

Objekti i ri i Komunës së Vushtrrisë i cili po financohet nga Bashkimi Evropian pritet të përfundoj së shpejti , e pastaj pritet të vazhdohet edhe me rrënimin e objektit të vjetër të Komunës për tu liruar hapësira për Sheshin “Hasan Prishtina” dhe shtatoren e tij. /InfoKomuna/