Tahiri e Rukiqi flasin për gjendjen e bizneseve në Vushtrri

VushtrriPostuar: 09:15 / 13.09.2018

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka pritur në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqin, me të cilin ka diskutuar për gjendjen e bizneseve në Vushtrri.

Kryetari i OEK-ut ka vizituar bizneset në qytetin e Vshtrrisë, ku është konstatuar një gjendje më e mirë e tyre.

"E njoftova kryetarin e OEK-ut për projektet e komunës për mbështetje të bizneseve: Zonën Ekonomike në Lumadh; Projektin e mbulimit të normës së interesit për bizneset dhe Zyrën e bizneseve në Objektin e ri të Komunës", ka theksuar kryetari Tahiri.

Ai tutje ka theksuar se me kryetarin e OEK-ut u dakorduan për të thelluar bashkëpunimin në përkrahje të bizneseve në Vushtrri. /InfoKomuna/