Tahiri mbështet protestën e banorëve të Artakollit për shtrimin e rrugës

VushtrriPostuar: 13:33 / 14.10.2018

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka mbështetur kërkesat e banorëve të fshatrave të Artakollit për të cilët kanë protestuar përsëri në kërkim të ri-asfaltimit të rrugës që lidh të 18 fshatra të kësaj ane.

Për 15 minuta ata kanë mbajtur të bllokuar magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, në fshatin Pestovë.

I pari i komunës së Vushtrrisë tha se ka kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe ajo e Financave që të merren vesh për asfaltimin sa më të shpejtë të rrugës.

Postimi i plotë i Xhafer Tahirit:

"Sot ishim me qytetaret e Artakollit sepse ne i përkrahim kërkesat e drejta të banorëve të Artakollit për përfundimin sa më të shpejtë, brenda këtij viti të rrugës që lidh 28 fshatrat e Artakollit.

Si Komunë jemi në dispozicion dhe të gatshem qe te punojme me institucionet qendrore qe kjo kerkese e banoreve te realizohet. Kam biseduar me Ministrine e Infrastruktures dhe Ministrine e Financave dhe kam marre premtimin e tyre qe do te shqyrtohet kerkesa qe te financohet kete vit ky projekt.

I falenderoje banoret per kulturen e larte dhe mirekuptimin qe rruga Prishtine-Mitrovice te lirohet shpejte."
/InfoKomuna/